Mbajeni frymën, Bogujevci e “komplekson” edhe Dejonën me sulme ndaj gjyqtarëve: Kot i fiton zgjedhjet, kot del i pari - NACIONALE

Mbajeni frymën, Bogujevci e “komplekson” edhe Dejonën me sulme ndaj gjyqtarëve: Kot i fiton zgjedhjet, kot del i pari

9 muaj më parë

nga NACIONALE

Deputetja e VV-së, Saranda Bogujevci, ka bërë një interpretim skandaloz të aktgjykimit të ri të Gjykatës Kushtetuese.

Sikurse Dejona Mihali edhe ajo është lëshuar në sulme të ulëta ndaj anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese.

Në profilin e saj në “Facebook”, ajo pretendon se demokracia përfaqësuese është anuluar sot.

“Demokracia përfaqësuese u anulua në Kosovë dhe nuk vlen më. Kot i fiton zgjedhjet, kot del i pari. 6 gjyqtarë, nga të cilët 5 nga koha e PAN-it dhe njëri i lidhur me Serbinë, shkelin vullnetin e popullit, riinterpretojnë vendimin e vet dhe gjejnë shkelje veçse te Avni Dehari”, ka shkruar Bogujevci.

Lajme të ngjashme