Mashtrimi i VV-së se “ia ofruam 30 nënshkrime” Osmanit: Qe qysh është e vërteta, mëson Nacionale - NACIONALE

Mashtrimi i VV-së se “ia ofruam 30 nënshkrime” Osmanit: Qe qysh është e vërteta, mëson Nacionale

6 muaj më parë

nga NACIONALE

Arbërie Nagavci, kryedepuetetja e Vetëvendosjes, lëshoi një ‘mashtrim’ në dritën e reagimeve masive mosmbështetëse ndaj kandidaturës së Glauk Konjufcës për President të Kosovës.

Ajo në konferencë për media tha se si parti i kanë ofruar 30 nënshkrime Vjosa Osmanit, por se kjo e fundit, sipas tyre, vetë nuk ka pranuar.

Por, e vërteta është krejt tjetër.

Ndonëse nga vetë Presidenca e Kosovës patën reagim demantues ndaj pretendimit e Nagavcit, gazeta Nacionale mëson nga burime të mirëinformuara se qysh qëndron çështja.

Burime tona na thonë se Vetëvendosja synonte ta bënte vetëm “formalisht kundërkandidate” Vjosa Osmanin përballë Konjufcës “për të bërë kuorumin atij”, duke qenë se kishte pasur mbështetje të deklaruar publikisht për të edhe nga Lidhja Demokratike e Kosovës.

Por, qëlllimi ishte tjetër kund, na tha burimi.

“Që edhe nëse dështon të bëhet kuorumi, atëherë të fajësohet opozita që ata dërguan vendin në zgjedhje. Pra, asnjëherë s’i është ofruar përkrahje për t’u rizgjedhur”, tha ky burim.

Lajme të ngjashme