Martin Berishaj provon të arsyetohet: Nuk e njoh kryeministrin slloven - NACIONALE

Martin Berishaj provon të arsyetohet: Nuk e njoh kryeministrin slloven

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj ka thënë se nuk e njeh Kryeministrin e Sllovenisë, Robert Golob.

Ambasadori Berishaj dyshohet se është përfshirë në një skandal të madh financiar në Slloveni pikërisht me kryeministrin slloven, megjithatë ai ka shkruar se nuk ka qenë kurrë në kontakt me Kryeministrin nga Sllovenia.

“Kryeministrin e Republikës së Sllovenisë, z. Robert Golob nuk e njoh, kurrë nuk e kam takuar në jetën time dhe nuk kam qenë kurrë në kontakt me të, kështu që pavarësisht asaj se sa herë do ta ricikloni lajmin e rrejshëm, ai vetëm lajm i rrejshëm mbetet!” – ka shkruar Berishaj.

Ndër të tjera Berishaj të gjitha raportimet e lidhura me këtë skandal, i ka cilësuar sërish si lajme të rrejshme.

Lajme të ngjashme