"Martin Berishaj i ka konfirmu të gjitha", "Qysh bëhet ky krahasim"; Mehmetaj i reagon Dimal Bashës
Gazetari Lirim Mehmetaj ka kritikuar ashpër deputetët e qeverisë për sulmet e tyre ndaj gazetarëve të Radio Televizionit të Kosovës. Kjo vjen pas një distancimi të gjerë nga gazetarët e RTK-së, pas publikimit të një lajmi të paverifikuar nga një media boshnjake e njohur për dezinformim masiv.
Mehmetaj ka konfrontuar paralelen e tërhequr nga deputeti Dimal Basha në lidhje me raportimet e RTK-së për Martin Berishajn.
Gazetari Mehmetaj ka kujtuar se për ambasadorin Berisha, i dyshuar se është përfshirë në një skandal milionësh me GEN-in, ka raportuar edhe Radiotelevizioni shtetëror i Sllvenisë.
Postimi:
Deputetet e Vetevendosjes qenkan duke u kerku llogari disa gazetareve te RTK-se qe jane distancu nga skandali i ripublikimit te nje fake news-i nga nje medium boshnjak.
Pse s'u distancuat edhe nga lajmet qe u paten publiku nga mediumi slloven per Martin Berishajn, u paska thane Dimal midhja.
Qysh me u distancu atehere moj mizerje, kur per Martin Berishen dhe skandalin e tij multi-milionesh me GEN-I'in ka raportu Radiotelevizioni shteteror i Sllovenise dhe ka be emisione te vecanta emisioni me ekipin me te mire te gazetareve hulumtues "Tarca".
Per me teper, Martin Berishaj eshte ardhe i ka konfirmu te gjitha vete dhe eshte nen hetime ne Kosove per disa vepra.
Qysh behet ky krahasim oj tulle?