Martin Berishaj e mbron pak Gërvallën dhe sulmon mediat: Thotë se nuk pati përplasje me Lajçak
Ambasadori i Kosovës në Kroaci i njohur për skandalin energjetik, Martin Berishaj, është përfshirë pak në deklaratat e fundit të kryediplomates Donika Gërvalla.
Kjo e fundit u përfshi në një debat me emisarin e BE-së, Miroslav Lajçak. Madje, e quajti BE-në “tigër prej letre”.
Por, për ambasadorin Berishaj që ka dy kallëzime penale, po del se nuk ka pasur përplasje.
Ai ka mbrojtur pak Gërvallën, dhe ka sulmuar mediat.
Postimi:
Trillimi i rradhës apo vegëza si këndellje!
Për ata që e kuptojnë gjuhën kroate e në veçanti për ata, të cilëve iu intereson e vërteta. Pa efekt për ata të mjaftohen me trillimet e radhës në gjuhën shqipe, te cilat i ofrohen lexuesit rreth “perplasjes” joekzistente të ministres znj Gërvalla me z. Escobar në Forum të Dubrovnikut (ku si duket nuk ka marrë pjesë asnjë gazetar as nga Kosova e as nga Shqipëria!)