Marshimi i FSK-së në Mitrovicë, Mehaj tregon arsyen - NACIONALE

Marshimi i FSK-së në Mitrovicë, Mehaj tregon arsyen

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka bërë me dije se sot regjimenti i tretë i FSK-së ka realizuar marshimin kondicional në Mitrovicë.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se marshi ka filluar nga kazerma “Minatori” deri në fshatin Frashër dhe është bërë kthimi sërish në kazermë.

Sipas tij, marshet e tilla janë të rregullta.

Sot Regjimenti i tretë kanë realizuar marshimin kondicional i cili ka qenë i planifkikuar për 215 ushtarë tanë. Marshimi në Mitrovicë ka filluar nga kazerma “Minatori” deri në fshatin Frashër dhe është bërë kthimi sërish në kazermë. Marshime të tilla janë të rregullta, ky ushtrim gjithashtu ka qenë në kuadër të planit vjetor dhe është realizuar sot, prandaj bëjmë apel tek të gjithë që aktiviteteve të tilla mos t’iu jipet konotacion tjetër. Marshimi nuk ka të bëjë asgjë me situatën e sigurisë në veri të Republikës”, ka shkruar ai.

Mehaj ka treguar se përgjegjësinë për sigurinë e qytetarëve e ka Policia e Kosovës.

Përgjegjësinë për sigurinë e qytetarëve tanë e ka Policia e Kosovës e cila është në krye të detyrës dhe është duke kryer me shumë sukses punën e saj. Ju lutem mos të iu besoni dezinformatave dhe lajmeve të rreme”, ka shkruar Mehaj.

Lajme të ngjashme