Marrëveshja e targave, Abott: Serbët të kthehen në institucione - NACIONALE

Marrëveshja e targave, Abott: Serbët të kthehen në institucione

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Amasadori i Britanisë së Madhe në Prishtinë, Nicholas Abott ka mirëpritur marrëveshjen për targa ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Abott përmes një postimi në Twitter ka thënë se tash është radha që serbët të kthehen në institucione.

“Tani duhet të shohim që serbët e Kosovës të kthehen në institucione, në interes të vendeve të punës, familjeve të tyre dhe sundimit të ligjit”, ka përfunduar Abott.

Amasadori britanik, gjithashtu, ka thënë se marrëveshja do të jetë një lehtësim sidomos për ata që jetojnë në veri të Kosovës.

“Unë mirëpres një marrëveshje të rëndësishme që largon një burim tensioni dhe përgëzoj të gjitha palët për kompromisin që kanë treguar. Marrëveshja për targat do të jetë veçanërisht një lehtësim për ata në veri të Republikës së Kosovws”, ka shkruar Abott.

Në orët e mbrëmjes të së mërkurës, shefi i diplomacisë evropiane, Josep Borrell, konfirmoi se Kosova dhe Serbia kishin arritur marrëveshje për targa.

Sipas kësaj marrëveshje, Serbia do të ndalojë lëshimin e targave, kurse Kosova do t'i ndërpresë veprimet e mëtejshme në lidhje me riregjistrimin e automjeteve.

Lajme të ngjashme