“Marre” – Eman Rrahmani përplaset në Kuvend me ministrin Hekuran Murati
Deputeti i VV-së, Eman Rrahmani, ka pasur një përplasje të ashpër në Kuvend me ministrin e Financave, Hekuran Murati.
Kjo përplasje me fjalë filloi pasi ministri Murati deklaroi se deputetët kanë më shumë asistentë, se sa kanë këshilltarë ministrat.
Pas kësaj, ka reaguar bashkëpartiaku i tij, Rrahmani duke e akuzuar se po flet të pavërteta. Sipas Rrahmanit, nëse një ministër i Qeverisë i ka gjashtë këshilltarë, duke mos llogaritur edhe të zëvendësministrave, del se Qeveria të ketë më shumë ‘’asistentë’’ se deputetët.
Madje, Rrahmani në një pjesë i drejtohet Muratit ‘’është marre kështu’’. /Gazeta10