Marc Weller, i cili përfaqësoi palën kosovare në GjND, i bashkohet delegacionit të Kosovës në Bruksel - NACIONALE

Marc Weller, i cili përfaqësoi palën kosovare në GjND, i bashkohet delegacionit të Kosovës në Bruksel

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Raportohet se ka filluar takimi ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq në Bruksel nën ndërmjetësimin e shefit të diplomacisë evropiane Josep Borrell dhe të emisarit Mirosllav Llajçak.

Pjesë e ekipit të Kosovës në Bruksel do të jetë edhe Marc Weller, i cili përfaqësoi palën shqiptare para Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë në çështjen e pavarësisë së Kosovës.Sot, profesori Marc Weller do të shkojë në Bruksel me delegacionin e Kosovës.

Ai ishte këshilltar në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë dhe një studiues kryesor ligjor.

Ai mban kreun e të Drejtës Ndërkombëtare dhe Studimeve Kushtetuese Ndërkombëtare në Universitetin e Kembrixhit.

Ky takim ka marrë mbështetje të fuqishme nga ana e ShBA-ve me anë të nënsekretarit amerikan Derek Chollet, që kishte pasur thirrje telefonike me Kurtin e më pas edhe me Vuçiqin.

Në anën tjetër, duhet thënë se Kurti dhe Vuçiq kishin marrë edhe nga një letër të përbashkët nga ana e kancelarit gjerman Olaf Scholz, presidentit francez Emmanuel Macron dhe kryeministres italiane Giorgia Meloni.

Lajme të ngjashme