Maqedonci zbulon: Kontrata aktuale për ushqim, po trajtohet nga mekanizmat e kontrollit të brendshëm - NACIONALE

Maqedonci zbulon: Kontrata aktuale për ushqim, po trajtohet nga mekanizmat e kontrollit të brendshëm

1 muaj më parë

nga NACIONALE

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, po raporton në Komisionin për Siguri.

Maqedonci ka thënë se kontrata aktuale është duke u trajtuar nga mekanizmat e kontrollit të brendshëm.

“Te shërbimi dhe furnizimi me ushqim. Aktualisht jemi në koordinim edhe në punë e sipër për ta zgjidhur. Kontrata aktuale është duke u trajtuar nga mekanizmat e kontrollit të brendshëm. Sapo të përfundojë do të kemi informate shtesa. Po shohim për koncept të ri të vetëqëndrueshëm, koncept i cili do të praktikohet në vazhdimësi. Normalisht që jemi në situatë të vështirë në këtë periudhë për shkak të stagnimit me kontratën dhe tranzicionit te shërbimi i ushqimit me kapacitete vetanake. Arsyeja pse kanë ardhur deri këtu kryeishst janë për shkak të tejzgjatjes edhe në aspektn e viteve të furnizimit të qëndrueshëm tëë FSK. Nga 2015 në 2024 dhjetë herë janë nënshkruar kontrata emergjente për ushqim, veç për oerudha të shkurtra. Duhet ta analizojmë këtë dhe të vimë në përfundim e të mendojmë për zgjidhje afatgjate për ushqimin”, tha Maqedonci, raporton Nacionale.

Nacionale ka raportuar se tendenca kishte qenë për ta bërë sekret kontratën, e që më pas vendimi ishte anuluar nga Maqedonci.

Lajme të ngjashme