Maloku i KPK-së: Situatë komplekse, dorëheqjet e prokurorëve serb do t’i trajtojmë veç e veç
Kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës, Jetish Maloku, ka thënë se situata me dorëheqjen e 10 prokurorëve të Kosovës, por që vijnë nga komuniteti serb është jo fort e këndshme dhe mjaft komplekse.
Ai gjithashtu ka njoftuar se 10 dorëheqjet nuk do të trajtohen se bashku, por secila veç e veç, e tak pastaj të vendoset për secilën prej tyre.
“Ka qenë dhe është për neve bukur një situatë jo fort e këndshme dhe komplekse. Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka pas pasojat më të rënda edhe për shkak të mungesës, por edhe stafit administrativ ne si Këshill kemi vendosur që këto dorëheqje t’i trajtojmë jo si dorëheqje që kanë ofruar menjëherë këta 10 prokurorë por kemi vendosur t’i trajtojmë secilën veç e veç”
Tutje Maloku ka folur edhe për procesin e vettingut, të cilin ka thënë se në mënyrën klasike siç e quan ai, nuk e përkrahë këshilli.
“Nuk e përkrahim një proces të vettingut klasik siç i themi ne për shkak se kemi menduar se më shumë ka pasoja se sa sjell dobi sistemit prokurorial dhe gjyqësor nuk e di çfarë dobie i sjell qytetarit nëse ndodh vetting që më tepër ka pasoja sesa dobi” ka thënë Maloku.