Malisheva 20 orë pa rrymë, Kastrati thirrje Qeverisë: Mos na diskriminoni - NACIONALE

Malisheva 20 orë pa rrymë, Kastrati thirrje Qeverisë: Mos na diskriminoni

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, ka bërë të ditur se për më shumë se 20 orë është ndalur energjia elektrike në këtë qytetet.

Kastrati përmes një postimi në Facebook, ka bërë të ditur se është viti i dytë më radhë që në sezonin e dimrit, Malisheva ka probleme me energjinë elektrike.

“Të dashur qytetarë, e nderuar mërgatë, biznese të respektuara, Është viti i dytë më radhë që pikërisht në sezonin e dimrit, Malisheva bashkë me qytetarët e saj, mërgimtarët dhe bizneset, marrin goditjen më të rënd të mundshme, at të mungesës së energjisë elektrike, për më shumë se 20 orë pa të”, ka shkruar ai.

Krastrati i është drejtuar Qeverisë së Kosovës, ministres Artane Rizvanolli, KOSTT-it dhe KEDS-it duke ju bërë thirrje që të marrin masa dhe që Malisheva të furnizohet me rrymë në mënyrë të barabartë si çdo komunë e Kosovës.

“I bëj thirrje kryeministrit Kurti, ministres Rizvanolli, KOSTT-it/KEDS-it, që të marrin masa urgjente, që Malisheva të furnizohet me energji elektrike, në mënyrë të barabartë si çdo komunë e Kosovës. Mos na diskriminoni, por veproni sepse qytetarët e Malishevës, nuk e durojnë poshtërimin që po ua bëni!”, ka shkruar ai.

Lajme të ngjashme