Maliqi: Serbia ka për aleatë Rusinë e Kinën, Qeveria po ia shton edhe Amerikën
Politologu Agon Maliqi ka komentuar bisedat e zyrtarëve të lartë amerikanë me presidentin serb, të cilët po shprehen të zhgënjyer me vendimin e Qeverisë së Kosovës për targat.
Ai ka ironizuar me zyrtarët qeveritar, duke i cilësuar si negociues të sertë.
Në prillin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se me veprimet e saj Qeveria po ia shton si aleat Serbisë edhe Amerikën.
“Këshilltari special i Blinken, Derek Chollet: “Bisedova me Vuçiqin, ndamë zhgënjimin për vendimin e Kosovës për targat.” Analisti Florian Bieber: “Serbia tash e shet si kompromis kthimin në institucione”. Bravo legjenda, negociues të sertë. Serbia i pat në anën e vet Rusinë e Kinën, jeni tu ja shtu edhe Amerikën, për me fitu dhe shti në negociata diçka që tashmë e kemi pasur”, ka shkruar Maliqi.