Maliqi: Secili sovranist është njëfarë “beleshxhie” hipokrit, p’e dini ku po du me dalë - NACIONALE

Maliqi: Secili sovranist është njëfarë “beleshxhie” hipokrit, p’e dini ku po du me dalë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Politologu, Agon Maliqi ka kritikuar zërat e ndryshëm në Kosovë që thirren në sovranizëm kur refuzojnë kërkesat ndërkombëtare.

Maliqi mendon se sovranizmi është simptomë e narcizmit në marrëdhëniet ndërkombëtare i cili sipas tij shitet si anti-kolionalizëm dhe patriotizëm.

Secili sovranist është njëfarë “beleshxhie” hipokrit, i cili në këtë botë të karakterizuar nga ndërvarësia, këqyrë me i marrë vetëm përfitimet e globalizimit dhe me ju ik përgjegjësive”, shkruan Maliqi në llogarinë e tij në Facebook.

Maliqi ka shtuar se sovranisve ju pëlqejnë përfitimet e Bashkimit Evropian mirëpo nuk i dëgjojnë ata kur kërkojnë respektim të rregullave, nën arsyen se “jemi shtet sovran me traditat tona”.

“Ju pëlqejnë imigrantët që vijnë të punojnë si skllevër, por jo edhe të fitojnë shtetësi dhe të sjellin diversitet kulturor. Sovranistët e majtë si psh. ai sharllatani grek Varoufakis e shijojnë privilegjin e zhvillimit të shtetit të tyre me kredi dhe grante prej taksapaguesve evropianë, por këqyrshin me dalë prej Euros dhe me e kallë shtëpinë, pra mos me mbajt përgjegjësi për menaxhim katastrofal të financave publike, kur borxhi shpërtheu. Të dashtun përfitues beleshxhi të sigurisë së garantuar prej NATO’s, p’e dini ku po du me dalë”, thotë Maliqi.

Lajme të ngjashme