Maliqi: Po futemi në rrethana ku seriozisht rrezikohet jeta e njerëzve, kam një lutje - NACIONALE

Maliqi: Po futemi në rrethana ku seriozisht rrezikohet jeta e njerëzve, kam një lutje

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Analisti Agon Maliqi, përmes një postimi në rrjetin Social Facebook, ka thënë se Qeveria e ka futur Kosovën në një rruge pa kthim derisa ka pasur edhe një lutje.

‘’ Qeveria e ka futur Kosovën në një rrugë pa kthim në veri. I qërojmë hesapet për mençurinë e kësaj qasjeje kur të vijë dita (shpresoj jo kur të bëhen të qarta pasojat)’’, ka thënë Maliqi.

Sipas Maliqit, është shumë e lehtë të jesh ‘’Komandant Tastiere’’, por po futemi në rrethana ku është duke u rrezikuar jeta e njerëzve.

‘’Megjithatë e kam një lutje. Në ditë si këto është lehtë me siguru llajka në media sociale dhe me rreh gjoks si patriot. Por po futemi në rrethana ku seriozisht rrezikohet jeta e njerëzve. Prandaj, nëse keni audiencë më të gjere dhe sado pak përgjegjësi publike, do t'ju lutesha për sa ma shumë arsye e sa ma pak Komandant Tastatura.’’, ka deklaruar ai

Kujtojmë se ketë të shtune Lista Serbe është larguar nga institucionet e Kosovës, duke u pasuar me zyrtarët policor serb të cilët kanë shërbyer në veri, si dhe gjyqtarët e kryetarët e komunave serbe në veri të Kosovës.

Lajme të ngjashme