Maliqi për Urën e Ibrit: Ndërkombëtarët kanë informacione shumë më të detajuara se ne
Opinionisti Agon Maliqi, thotë se është i bindur se ndërkombëtarët kanë informacione më të detajuara se Kosova, që kanë dërguar në kërkesat që Ura e Ibrit të mos hapet.
“Jam i bindur që ata kanë informacione shumë më të detajuara se ne, e kanë një pasqyrë të zhvillimeve. Prandaj nuk duhet marrë kjo punë, se po na bëjnë presion, dhe janë të padrejtë”, tha ai.
Maliqi tha se Ura e Ibrit ka mbetur në natyrën simbolike, dhe do të vijë dita kur do të hapet
“Drejt veriut ka qasje dhe Policia e Kosovës përmes urave të tjera. Ura ka mbetur në natyrën simbolike, dhe do të vijë dita kur do të hapet. Duhet insistuar sërish që kjo puna e koordinimit të ndodh me NATO-n, sepse çdo veprim i Kosovës ka kosto jo veç për Kosovën, por për gjithë NATO-n, dhe situatën në rajon”, u shpreh ai në KlanKosova