Maliqi për takimin: Liderët kanë mundësi të shesin përralla patriotike në shtëpi, Brukseli të duket sikur ka dialog - NACIONALE

Maliqi për takimin: Liderët kanë mundësi të shesin përralla patriotike në shtëpi, Brukseli të duket sikur ka dialog

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Njohësi i çështjeve politike, Agon Maliqi ka shkruar në lidhje me takimin e nivelit të lartë, që pritet të mbahet sot në Bruksel.

Maliqi përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka thënë se në këtë takim “secili fiton atë që e do”.

Ai ka thënë se Brukseli e ka mundësinë “të duket sikur ka proces dialogu, anise ka dështuar”. Liderët ndërkaq, sipas tij “kanë mundësinë të shiten konstruktivë dhe të shesin përralla patriotike në shtëpi”.

“Brukseli sot është nikoqir i takimit të radhës Kurti-Vuçiq, ku secili i fiton atë që e do. Brukseli e ka mundësinë të duket sikur ka proces dialogu, edhepse ai ka dështuar. Liderëve u jepet mundësia të shiten konstruktivë në arenën ndërkombëtare dhe t’i shesin përralla patriotike publikut në shtëpi. Dialogu i pafund është ushqyesi kryesor i autokracive.” – ka shkruar ai.

Kur nisin takimet?

Sipas agjendës së publikuar në faqen zyrtare, Bashkimi Evropian ka njoftuar se fillimisht, nga ora 16:30, kryedplomati evropian do të takohet me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Nga ora 17:00, ai do të mbajë takim me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

Takimi trilateral pritet të nis nga ora 18:00, ku do të jetë i pranishëm edhe emisari evropian për dialogun, Miroslav Lajçak.

Krejt në fund, Borrell pritet që të mbajë një deklaratë para mediave rreth ecurisë së takimit.

Kujtojmë se pas nëntë muajve, ky është takimi i parë i nivelti të lartë në Brukse

Lajme të ngjashme