Maliqi parasheh tjetër natyrë trajtimi të Kurtit nga administrata Trump: Kjo e Biden kishte njëfarë mirëkuptimi
Studiuesi Agon Maliqi duke komentuar për “Zërin e Amerikës” ardhjen e administratës së re të Donald Trump në krye të ShBA-së dyshon se do të ketë natyrë të njëjtë trajtimi të Qeverisë së Kosovës; ndryshe nga kjo aktualja e Joe Biden, e cila, megjithatë, “kishte një lloj mirëkuptimi”.
“Gjatë (administratës) Biden edhe pse kishim mospajtime të thella, pakënaqësi shumë të qartë të shprehur nga administrata Biden megjithatë kishte edhe një lloj mirëkuptimi mbi veprimet e qeverisë së Kosovës dhe një lloj tolerance për këtë lloj qasje, gjë që dyshoj se mund të vazhdojë me një administratë amerikane e cila jo vetëm në raport me Kosovën por me pothuajse çdo aleat të SHBA-ve e ka një qasje transnacionale në kuptimin që ‘ne do të jemi me juve për aq sa ju do të jeni me neve”, tha ai.
Për Maliqin është shqetësuese qasja e qeverisë kosovare karshi administratave amerikane, siç e citoi ZiA.