Maliqi me vështrim: Fitore e madhe për Vuçiqin që perëndimi tash e sheh Kosovën palë jo serioze
Pas një kthese të papritur që bëri qeveria kosvoare kur i dërgoi letër Presidentit të Asamblesë Parlamentare – askush nuk mund ta imagjinoj dot pse – se e draftojnë një Statut të Asociacionit dhe e dërgojnë për rishikim kushtetues deri në fund të muajit, studiuesi Agon Maliqi ka dalë me një vështrim ku tha se tashmë është ngulitur bindja në perëndim që Kosova nuk është as palë as negociatore serioze.
Postimi i Maliqit:
Nuk ka fitore më të madhe për Vuçiqin se bindja tashmë e ngulitur në perëndim se Kosovad nuk është negociatore dhe palë serioze. Vuçiq e ka arritur këtë synim dhe e ka shfajësuar veten pa pasur nevojë të bëjë asgjë. Thjesht i ka mjaftuar të ulet, të hajë fara dhe ta shikojë qeverinë tonë në veprim.