Maliqi: Komuna e Prishtinës duhet të ketë një plan për ndërhyrje në gjithë qendrën e Prishtinës - NACIONALE

Maliqi: Komuna e Prishtinës duhet të ketë një plan për ndërhyrje në gjithë qendrën e Prishtinës

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Politologu Agon Maliqi ka thënë se ndonëse mbyllja e rrugës të Katedralja mbetet një ide e qëlluar, megjithatë Prishtina ka nevojë për një plan më të gjerë për qendrën.

Ai ka thënë se qendra e Prishtinës mbetet një ‘krahaturë’ me ndërtime që janë të padinjitetshme për një qytezë e lere më për qendrën e një kryeqyteti.

“Mbyllja e rrugës te Katedralja boll ide e mirë (luftë kerreve!). Veç shumë kisha pas qef me e pa prej Komuna e Prishtinës ndonji plan ma të gjanë për qendrën, e jo kështu copa copa. Krejt pjesa rreth qeverisë e kuvendit - mrapa Somës e deri te Qafa, mrapa Teatrit - mbetet komplet katrahurë me ndërtime që janë të padinjitetshme për nji qytezë e lere më për qendrën e nji kryeqyteti.” – tha ai mes tjerash.

Lajme të ngjashme