Maliqi komenton uljen e pagave për prokurorë e gjyqtarë: Pse u bë kjo në pikun e krizës me veriun?
Analisti Agon Maliqi ka komentuar zvogëlimin e pagave nga Qeveria Kurti për prokurorët dhe gjyqtarët dhe për shkëputjen e kontratës kolektive me punëtorët e arsimit.
Ai ka shtruar pyetjen se cili është synimi i këtyre politikave (sic) “në pikun e krizës me veriun/”
“Kjo diqysh si me dasht me qëllim me i shkaktu vetes jostabilitet politik dhe me e provoku opozitën në zgjedhje të parakohshme.” – komenton ai.
Vendimi i kryeministrit që u komunikua në mbledhjen e 109 të Qeverisë së Kosovës po cilësohet si skandaloz edhe nga njohës të fushës.
Ndërkohë, Kurti e ka cilësuar si “të jashtëligjshëm” vendimin e mëparshëm të Qeverisë Haradinaj që rriste pagat.