Mali i Zi lehtëson masat anti-Covid, Kosova ende jo - NACIONALE

Mali i Zi lehtëson masat anti-Covid, Kosova ende jo

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Në Kosovë vazhdojnë që të mbesin në fuqi disa nga masat anti-Covid. Përmes pikave kufitare në vend asnjë person nuk mund të futet pa pasur dëshmi se është vaksinuar me njërën dozë të vaksinës kundër korknavirusit.

Por shumë shtete të rajonit, tashmë kanë nisur që përmes kufinjëve t’i lehtësojnë hyrje-daljet.

Pa vertifikatë të vaksinimit lehtësisht mund të futeni në Mal të Zi. Kjo pasi që ky shtet që nga e premtja (11 mars), e të cilat masa do të vlejnë deri më 24 mars.

Sipas informacioneve të publikuara nga Ministria e Shëndetësisë e Malit të Zi, qytetarët që duan të hyjnë në Mal të Zi nuk kanë nevojë për certifikatë vaksinimi.

“Shtetasit e Malit të Zi por edhe të huajt mund të futen në Mal të Zi përmes të gjitha pikëkalimeve kufitare pa (posedimin) certifikatën COVID”, thuhet në njoftim.

Lidhur me lehtësimin e masave antiCOVID në Mal të Zi, Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme në Shqipëri ka njoftuar qytetarët e saj të premten se hyrja në Mal të Zi mund të bëhet pa certifikatë vaksinimi.

Në një njoftim në rrjetet sociale, Ministria e Jashtme ka shtuar se “qytetarët shqiptarë do të mund të udhëtojnë lirisht në Mal të Zi, pa qenë nevoja të paraqesin në kufi certifikatë vaksinimi apo çfarëdo testi lidhur me COVID- 19”.

Edhe Ministria e Punëve të Jashtme e Maqedonisë së Veriut ka njoftuar qytetarët e saj për lehtësimin e masave antiCOVID në Mal të Zi.

Megjithatë, Qeveria e Kosovës më 1 mars ka njoftuar për masat e reja kundër COVID-19 .

Në mbledhjen e fundit të Qeverisë është marrë edhe vendimit për masat e fundit anti-Covid. Qeveria e Kosovës në mbledhjen e 66-të ka marrë vendim që të hiqet ora policore.

Po ashtu në mbledhjen e ekzekutivit është vendosur për lejimin e dasmave dhe të hapen klubet e natës.

Qeveria, po ashtu, ka lejuar punën e palestrave që iu ishte ndaluar puna me masat e deritashme./Nacionale.com/

Lajme të ngjashme