“Ma mirë”; “bëhu ndryshimi”: Opozita shpalos sloganet zgjedhore - NACIONALE

“Ma mirë”; “bëhu ndryshimi”: Opozita shpalos sloganet zgjedhore

1 vit më parë

nga NACIONALE

Dy partitë më të mëdha opozitare kanë zbuluar sloganet zgjedhore, me të cilat do të garojnë në zgjedhjet e 9 shkurtit.

Kandidatët për kryeministër të Partisë Demokratike e Kosovës dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës, javën që e lamë pas, kanë prezantuar sloganet e tyre zgjedhore. Bedri Hamza ka bërë me dije se slogani i tij për këto zgjedhje do të jetë “Kosova mundet ma mirë”, kurse Lumir Abdixhiku ka treguar se slogani i tij do të jetë “Bëhu ndryshimi”.

Gazeta ka mësuar se edhe lideri i PDK-së, Ramush Haradinaj, do ta prezantojë shumë shpejt sloganin e tij. Burimet brenda kësaj partie i kanë thënë gazetën se slogani i kësaj partie do të prezantohet gjatë kësaj jave.

Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, sloganin e tij e ka prezantuar të shtunën në Konventën e PDK-së, ku ka publikuar pjesët kryesore të programit të tij politik, duke përfshirë edhe propozimin për rritje të pagave prej 50 për qind.

Kosova mundet ma mirë! Ne jemi gati t’ia japim Kosovës një të ardhme më të mirë. Jemi gati, sepse e dimë çfarë iu duhet, çfarë presin dhe çfarë janë në gjendje të bëjnë qytetarët tanë. Jemi gati, sepse i dimë fuqitë dhe potencialet e vendit tonë. Gati, sepse dimë si ta arrijmë këtë! Ju falënderoj nga zemra për konventën e mrekullueshme!”, ka shkruar Hamza në profilin e tij në “Facebook”.

Edhe kandidati i LDK-së për kryeministër, Lumir Abdixhiku, ka treguar sloganin.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka ftuar qytetarët e Kosovës që të bëhen pjesë e këtij ndryshimi.

“Zgjedhjet e ardhshme përcaktojnë më shumë se sa fatin e një qeverie. Ato përcaktojnë fatin e vet Kosovës; si një vend i njerëzve të lirë që punojnë e jetojnë mirë, apo i një shteti të mbyllur, në zbrazje e përplasje tensionuese të pafundme! Unë kam zgjedhur ndryshimin! Dhe nga Prishtina, me 7 nëntor, së bashku me ekipin tim po nisim ciklin e tubimeve paraelektorale me qytetarë në çdo anë. Po nisim ‘Turneun e Ndryshimit’! Ejani, të gjithë, në tubimet tona tek qytetet e juaja. Ejani, të bëhemi bashkë, në përcaktimin e së ardhmes që e meritojmë! Bëhu pjesë e rrugëtimit tonë plot shpresë! Bëhu ndryshimi!”, ka shkruar i pari i LDK-së.

Partia në pushtet, VV-ja, ende nuk ka dhënë ndonjë sinjal si cili pritet të jetë slogani i tyre zgjedhor.

Slogani i Hamzës nxit reagime

Reagimet më të shumta në publik i ka nxitur slogani i PDK-së.

Disa njohës të rrethanave politike e kanë kritikuar atë, kurs disa të tjerë e kanë vlerësuar.

Nder të parët që ka reaguar ndaj sloganit të PDK-së ka qenë gazetari Lirim Mehmeti.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se PDK-ja me këtë slogan po e paragjykon votuesin e saj.

Kur i thua dikujt, dua ta bej "ma mire", nuk po i thua se eshte keq, thjesht mund te behet me mire. Slogani i PDK-se i shpalosur ne konvente qenka "ma mire". Per mua si qytetar i Kosoves eshte e frikshme se si partia opozitare me e madhe ne vend nuk ka vendosur te beje prerje te qarte dhe diferencim te krejtesishem me regjimin qe sot e sundon Kosoven. PDK po i paragjykon votuesit e vet. Pak a shume po iu thote se ju jeni klienteliste qe deshironi te perfitoni nga pushtetit, prandaj ja ne po vijme ne qeveri dhe ju hapen mundesite per përfitim”, ka shkruar Mehmetaj.

Por, ndryshe mendon analisti Shenoll Muharremi.

Ai ka lavdëruar sloganin e PDK-së.

Ku e gjetën këtë sllogan PDK? Me u pas mundu me AI nuk e kishin gjetë më të përshtatshëm. Si po e kuptoj, ky komunikim është/dmth 'ma mirë' se tjerët. Po ju tregoj, atë pjesë kur është listu programi për ulje të taksave dhe përkrahje të biznesve ka qenë top. Ashtu diçka as vet nuk kisha dijt me gjetë që me ju ndihmu bizeneve. Definitivisht është MaMirë se cka kam pa e ndëgju, deri tani. Për rritje të pagave e dini mendimin tim. Vizioni im është me e rritë FUQINË BLERESË, jo pagat”, ka shkruar ai, duke shtuar se Hamza nuk është polarizues.

E për sllogan. Çysh more disa po thojnë nuk është i mirë? E cka me thonë, MaKEQ? Pozitivizimi është pjesa kryesore e Bedriut. Edhe librat e psikologjisë sociale që i kam konsultu kohën e fundit thojnshin që kur je kritik ka efekte negative në përkrahje dhe në njerëz. Qytetarët e Kosovës nuk dojnë polarizime. Nuk ju pëlqen me i nda në "NA dhe ATA". Përate pozitiviteti i Bedriut në Konventë është pjesa më e fortë e tij. Na le të fokusohemi nëse një program i tillë është real apo jo.. Ose nëse kur i ulim taksat, mundemi me i rritë pagat? Apo cili është limiti sa mundemi me i rritë pagat, cili është legjislaconi? Përndryshe, PDK e ka problem me mbajtë këtë stil kaq pozitiv.. nëse e arrinë me mbajtë këtë stil si në konventë, ka me pas rezultate”, ka shkruar Muharremi.

Lajme të ngjashme