Lutfi Haziri: Kurti e Vuçiq shkaktuan kaos
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ka shkruar rreth situatës së krijuar në veri të vendit.
Për ish-kryetarin e Gjilanit, kjo ishte një kaos i krijuar nga kryeministri i Kosovës Albin Kurti, dhe presidenti serb Aleksandar Vuçiq, kurse sipas Hazirit çtensionimin e mundësuan partnerët ndërkombëtarë.
“Veriu i Kosovës nga jonormalja drejt normales për shkak diplomacisë dhe durimit. Vendimi nuk ishte as në dorën e Kurtit e as të Vuçiqit. Ata shkaktuan kaosin e inatit, por partnerët e popullit të Kosovës, me durim dhe diplomaci, filluan normalizimin deri në krizën tjetër që do ta prodhojnë prapë!”, ka shkruar Haziri, i cili besoj se zgjidhja e problemit është dialogu.
“Barrikadat, si mjete presioni, të papranueshme. #Dialogu zgjidh probleme!”, mendon Haziri.
