Lutfi Haziri: Edhe kjo qeveri është ngulfatur në dialog
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, duke folur mbi mundësitë që të bie Qeveria Kurti nëse nuk mund të avansoj tutje çështjen e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, ka deklaruar se pushteti është “ngulfatur në dialog” duke qenë përballë kërkesës për për progres në këtë proces.
“Kjo qeveri nuk lidhet shumë me vullnetin apo kërkesën tonë si opozitë për rënie eventuale nga funksioni i saj, në momentin kur nuk ke mundësi ta ushtrosh detyrën kushtetuese, ose të dërgosh përpara procese natyrshëm bien qeveritë. Po shihet se edhe kjo qeveri është e ngulfatur me procesin e dialogut, nuk mundesh me u zhvillu.” -tha Haziri në Klan Kosova.
Haziri tutje ka spjeguar dallimet e qeverive të ndryshme sa i përket qasjes në dialog.
“Qeveria e Isa Mustafës dallon prej qeverisë së Ramush Haradinajt, dhe të Hashim Thaçit në proceset e negociatave dallojnë, Thaçi është marrë me tjetër agjendë ka qenë krejt teknike, Mustafës iu ka përkthyer në krejt politike agjenda. Haradinaj është marrë me tarifë dhe ka marrë përpjekje për me deblloku, ka pasë kushte procesi nuk kanë mundur t’i rezistojnë. Qeveria e Avdullah Hotit është ajo që e ka bërë një kornizë dhe ka përgatitur, por që Gjykata Kushtetuese me rolin e saj e rrëzoi, jo dialogu. Qeveria Kurti është përballë kërkesës për progres në dialog.” - ka thënë Haziri.
