Lushtaku: Mbeturinat jugonostalgjike si Enveri, të shkojnë atje ku ndihen më rehat
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Mergim Lushtaku e ka kritikuar aktorin Enver Petrovci pas cilësimeve ofenduese për ish-krerët e UÇK-së.
Përmes një postimi në Facebook, Lushtaku duke i reaguar deklaratave të Petrovcit, bëri thirrje që “mbeturinat jugonostalgjike si Enveri, e kanë rrugën e hapur të shkojnë e të jetojnë atje ku ndihen më rehat”.
Reagimi:
Në jetë mund të kesh arritje të larta e karrierë të jashtëzakonshme, por e vogël është rëndësia e tyre kur të mungon liria dhe mirënjohja për të.
Mbeturinat jugonostalgjike si Enveri, e kanë rrugën e hapur të shkojnë e të jetojnë atje ku ndihen më rehat.
Shko Enver, ndoshta të shpallin hero siç e cilësojnë car lazarin.