Lushtaku: Moskoordinimi në mes të institucioneve po i bën dëm Kosovës - NACIONALE

Lushtaku: Moskoordinimi në mes të institucioneve po i bën dëm Kosovës

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Deputeti i PDK-së, Mërgim Lushatku, ka kritikuar Qeverinë për mos anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës.

Ai ka bërë me dije se në këtë provës kishte një moskoordinim të Qeverisë me Presidencën.

Sipas tij, kjo i ka bërë dëme Kosovës.

“E kemi parë edhe një papajtueshmëri e institucioneve, kemi parë edhe një deklaratë nga zyra e Presidencës ku ka qortuar edhe vetë të paren e diplomacisë së Kosovës nga Qeveria dhe këtu po tregon se ka një thyerje dhe moskoordinim në këtë pjesë dhe kjo nuk i bën mirë Kosovës”, ka thënë Lushtaku për EO.

Ai ka deklaruar se për një proces kaq të rëndësishme është dashur të këtë edhe një koordinim me opozitë.

“Kjo është e nevojshme që jo vetëm Presidenca dhe Qeveria të ketë një koordinim, por edhe opozitë dhe pozitë me të mirë sepse është në interesin e Kosovës të jemi të anëtarësuar në çdo organizatë ndërkombëtare dhe sigurisht se kjo ishte një manovër sa për tu shfajësuar se ne kinse po mundohemi t’i plotësojmë kërkesat e BE-së, dhe konkretisht të partnerëve siç është Gjermania dhe Franca, por në realitet është vetëm sa për politikë ditore”, është shprehur Lushtaku.

Lajme të ngjashme