Lushi: Të shkohet në zgjedhje të reja ose të formohet një Qeveri e Unitetit - NACIONALE

Lushi: Të shkohet në zgjedhje të reja ose të formohet një Qeveri e Unitetit

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Ish-eprori i UÇK-së, Uk Lushi, i cili jeton dhe vepron në ShBA, ka komentuar qarjen e raporteve Kosovë – ShBA.

Ai ka kërkuar nga kryeministri Albin Kurti që të ftojë opozitën dhe të diskutojnë se si të ecet tutje.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka thënë se Kosovës po i bëhet presion jofer.

Ai ka bërë me dije se në situatën në të cilën ndodhet, Kosova ka dy alternativa: zgjedhjet e reja ose qeveri të unitetit.

“Nuk ka asnjë dyshim që Kosovés po i bëhet presion jofer. Por Albin Kurti duhet t’i ftojë liderët opozitarë në mbledhi. Burrat dhe gratë me legjitimitet demokratik duhet të vendosin bashkë si të ecim prej këtu. Ose të shkohet në zgjedhje të reja ose të formohet një Qeveri e Unitetit. Si lëshimet si rezistenca pa plan do t’i kushtojnë Kosovës. Duhet të dihet që Serbia nuk i ka kërkesat për Zajednicë e shpronësime në veri kërkesa të fundit. Si të pranohen këto kushte, Serbia do të kërkojë më shumë pa dhënë njohjen. Ka shumë gjurulldi dhe emocione në Kosovë momentalisht, por ka zgjidhje për çdo problem. Mblidhuni bashkë dhe kërkoni ndihmën e të gjitha kapaciteteve të Kosovës”, ka shkruar Lushi.

Lajme të ngjashme