Lushi, Kurtit: Nëse je lider sovran zhbëje marrëveshjen e Thaçit me NATO-n - NACIONALE

Lushi, Kurtit: Nëse je lider sovran zhbëje marrëveshjen e Thaçit me NATO-n

1 javë më parë

nga NACIONALE

Ish-eprori i UÇK-së, Uk Lushi, i ka reaguar kryeministrin Albin Kurti, i cili sot ka kritikuar ish-kryeministrin Hashim Thaçi për marrëveshjen me NATO-n rreth kalimit të FSK-së në veri.

Ai e ka ftuar kryeministrin Albin Kurti që ta zhbëjë marrëveshjen e Thaçit me NATO-n, e cila nuk e lejon me dal FSK-n në veri pa “leje” të KFOR-it.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se Kurti se vepron si opozitar.

“Albin Kurti po kujton që Hashim Thaçi është ende Komandant i Forcave të Armatosura. Albin, ti je shefi i shtetit tash. Nëse je lider sovran zhbëje marrëveshjen e Thaçit me NATO-n. Kush po të ndalë pos vetes?!”, ka shkruar Lushi.

Lajme të ngjashme