Lushi e zë ngushtë Sulstarovën: Pyete Kurtin sa i ka dhënë hapësirë Batoni atij e VV-së në Klan Kosova? - NACIONALE

Lushi e zë ngushtë Sulstarovën: Pyete Kurtin sa i ka dhënë hapësirë Batoni atij e VV-së në Klan Kosova?

1 vit më parë

nga NACIONALE

Uk Lushi, analist dhe ish-pjesëtar i Batalionit “Atlantiku” të UÇK-së, i ka komentuar Enis Sulstarovës, aktivist i VV-së nga Shqipëria, i cili e shpërndau një video të Baton Haxhiut, pronar i “Albanian Post”.

Lushi ia ka shtruar disa pyetje Sulstarovës, të cilin kryeministri Albin Kurti e kishte quajtur “profesor dhe mik” të tij.

“Pyete Kurtin sa i ka dhënë mu ky Batoni hapësirë Kurtit dhe VV-së në Klan Kosova? Nuk e dinte Kurti qe Batoja ishte kêshtu si po thua ti, profesor, edhe kur Kurti dhe VV shkonit në studiot e tij! Keni qenë, Kurti dhe ju, gabim atëherë apo tash?” – i ka komentuar Lushi.

Deri më tani, Sulstarova nuk i është përgjigjur Lushit, ndonëse kanë kaluar 15 orë që nga momenti kur Lushi komentoi.

Lajme të ngjashme