Lushaku Sadriu: Raportet me aleatë do përmirësohen me qeverinë e LDK-së, me aleatët arrijmë më shumë - NACIONALE

Lushaku Sadriu: Raportet me aleatë do përmirësohen me qeverinë e LDK-së, me aleatët arrijmë më shumë

1 ditë më parë

nga NACIONALE

Kandidatja për deputete nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Jehona Lushaku-Sadriu ka folur për marrëdhëniet e Kosovës me shtetet mike të Kosovës.

Ajo ka thënë se këto raporte janë dëmtuar nga qeveria aktuale dhe se për të përmirësuar këto raporte, Lushaku-Sadriu tha se duhet “diplomaci e mençur”.

Më tej, ajo ka theksuar rëndësinë e raporteve të mira më Amerikën, duke thënë se do të përmirësohen me qeverinë e LDK-së dhe kryeministrin, Lumir Abdixhiku.

“Ka edhe projekte të tjera, e shohimi një marrëveshje strategjike për partneritet mes Kosovës dhe SHBA-së. Ka projekte energjetik, kemi paraparë edhe një central me gaz që përmes SHBA-ve mund ta implemtojmë.”

“Është tepër e rëndësishme që për të dialoguar me SHBA-në për interesat e Kosovës këtë dëshirë e disponojmë.” – ka thënë ajo në Debat Plus.

Lajme të ngjashme