Lushaku-Sadriu: Me mësimin tërëditor ulen shpenzimet për prindërit - NACIONALE

Lushaku-Sadriu: Me mësimin tërëditor ulen shpenzimet për prindërit

1 vit më parë

nga NACIONALE

Drejtoresha e Arsimit në Komunën e Prishtinës njëherit kandidate për deputete, Jehona Lushaku-Sadriu, ka shpejguar projektin e mësimit tërëditor që tashmë po aplikohet në pesë shkolla të Prishtinës.

Lushaku-Sadriu ka thënë se mësmit tërëditor ulë edhe koston e shpenzimeve për prindërit.

“I gjithë mësimi tërëditor në përgjithësi e ulë koston për familje. Dua të them edhe një aspekt tjetër sepse deri sot prindërit i kanë çu fëmijët në qëndrime ditore, të cilat kanë qenë qëndrime që janë paguar shumë privatisht, por nuk kanë marrë as përkujdesje por as s’kanë qenë me progarm të veçantë ku fëmija ka përfituar diçka nga aspekti edukativ. Tani me orar të zgjatur familjet nuk e kanë atë problem e kanë edhe koston minus aq sa ka kushtuar përpara.” – ka thënë ajo.

Tutje, ajo ka thënë se më mësimin tërëditor gratë janë më të lira dhe kanë kohë që të punojnë, gjatë kohës kur fëmijët janë duke qëndruar në shkollë.

“Mësim tërëditro përveç cilësisë ka një munduësi unike ku grave që në shumicën e rasteve u përkushtohen fëmijeve, që mund të dalin të punojnë gjatë kohës kur fëmijët janë në shkollë dhe kjo është një e mirë tjetër që e mundëson mësimi tërëditor” – ka thënë ajo.

Jehona Lushaku-Sadriu garon me numrin 9 në zgjedhjet që do të mbahen më 9 shkurt.

Lajme të ngjashme