Lushaku – Sadriu falënderon votuesit: LDK-ja shënoi rritje, po jo atë që kishim synuar
Jehon Lushaku – Sadriu, kandidate e LDK-së për deputete, ka shkruar në lidhje me rezultatin zgjedhor të 9 shkurtit.
Ajo ka shkruar se LDK-ja ka shënuar rritje, por jo atë kishte synuar si parti.
“Të dashur qytetarë,
Ju falënderoj nga zemra për përkrahjen që na keni dhënë në këto zgjedhje. Qëndroni të vendosur në rrugëtimin tonë, për ta bërë Kosovën vend të zhvilluar e evropian!
Si parti, arritëm të shënojmë rritje e rikthim të LDK-së, por jo atë që kishim synuar.
Rezultatet e deritanishme të zgjedhjeve tregojnë se nuk kemi arritur të thyejmë propagandën e urrejtjes dhe përçarjes sa duhet. Na pret shumë punë për të shpalosur mashtrimin, dhe këtë punë do ta fillojmë menjëherë.
Të gjithë ne duhet të angazhohemi fuqishëm për të siguruar një të ardhme më të mirë për fëmijët tanë, për të mbrojtur demokracinë dhe për të zhvilluar Kosovën, ashtu siç e meritojmë.
Jehona” – ka shkruar ajo.