Lumir Abdixhiku mbledh kryesinë e LDK-së - NACIONALE

Lumir Abdixhiku mbledh kryesinë e LDK-së

1 vit më parë

nga NACIONALE

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, sot do ta mbledhë kryesinë e partisë.

Me anëtarët e kryesisë, Abdixhiku do të diskutojë rreth rezultatit që ka arritur LDK në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit.

Pos kësaj, aty do të diskutohen edhe tema tjera me rëndësi, në mes tjerash edhe drejtimi që do të marrë kjo parti pas certifikimit të rezultateve nga KQZ-ja.

Kjo mbledhje pritet të nisë nga ora 14:00 dhe mbahet në selinë qendrore të këtij subjekti politik.

Lajme të ngjashme