Lukas Mandl: Në BE, gjithnjë e më shumë janë në favor të heqjes së sanksioneve ndaj Kosovës
Eurodeputeti austriak, Lukas Mandl, ka vlerësuar se masat ndëshkuese të BE-së ndaj Kosovës janë të padrejta.
Ai ka bërë me dije se vendosja e këtyre masave ka qenë e pa kuptim.
Eurodepueti ka treguar se disponimi për heqjen e këtyre masave në BE po rritet.
“Që nga fillimi kam qenë kundër këtyre masave, kundër Republikës së Kosovës, shtetit më të ri të Evropës. Kam parasysh gjithë situatën, duke pasur parasysh formën e Republikës së Kosovës, vuajtjet e popullit në të kaluarën, procesin i gjatë i integrimit evropian që duket se është ngujuar herë pas here, është pa kuptim në mendimin tim të vendosen masa kundër Republikës së Kosovës. Kjo është arsyeja pse unë parlamentarisht jam kundër, por mendoj se gjithnjë e më shumë në Komisionin Evropian dhe veçanërisht në Parlamentin Evropian janë shumë më në favor të heqjes së këtyre sanksioneve, këtyre masave”, ka deklaruar ai për KosovaPress.