Lufta Izrael-Hamas: Çka dihet deri më tani?
Në ditën e fundit të festave hebraike, izraelitët u zgjuan nga zhurma e sirenave ndërsa grupet militante të Hamasi hodhën mijëra raketa nga Gaza duke thyer pengesat e teknologjisë së lartë, duke qëlluar dhe rrëmbyer izraelitë.
Që nga fillimi i sulmit, qindra izraelitë dhe palestinezë kanë humbur jetën dhe mijëra të tjerë janë plagosur:
- Sipas raportimeve, janë vrarë të paktën 370 palestinezë dhe midis 500 dhe 600 izraelitë.
- Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu u zotua të kthejë pjesë të Gazës "në rrënoja" ndërsa avionët e tij luftarakë filluan sulmet ajrore;
- Një 20-vjeçar nga Londra u vra në sulmet e Hamasit, tha familja e tij;
- Mbi 100 ushtarë dhe civilë izraelitë janë rrëmbyer nga luftëtarët e Hamasit, tha ambasada izraelite në SHBA;
- Qytetarët amerikanë mund të jenë marrë peng, tha Sekretari i Shtetit Antony Blinken;
- Ekspertët paralajmëruan se konflikti mund të bëhet një "krizë shumë e madhe rajonale";
- Forcat ajrore izraelite pretenduan se kishin goditur selinë e inteligjencës së Hamasit;
- Air France pezulloi fluturimet për në Tel Aviv, një qytet në brigjet e Mesdheut të Izraelit, raporton Sky News=.