Lufta e numrave: Demantimet brutale nga opozita s'e ndalin narrativën e VV-së për "zhvillim ekonomik" - NACIONALE

Lufta e numrave: Demantimet brutale nga opozita s'e ndalin narrativën e VV-së për "zhvillim ekonomik"

2 vjet më parë

nga Flakon Demaku

Në vazhdën e interpretimeve të ‘çoroditura’ të treguesve ekonomikë, Vetëvendosje është futur në një betejë të ashpër me opozitën për interpretimin e shifrave. Së fundi, Lëvizja Vetëvendosje – në linjë me logjikën e zakonshme të relativizimit të treguesve ekonomikë për të arritur në përfundimet e dëshiruara – u ankua se nuk po raportohen 'hapat para' të ekonomisë së Kosovës në disa tregues ekonomikë.

Vetëm pak orë pasi Ministri i Financave, Hekuran Murati, u demantua brutalisht rreth pretendimit për rritje të investimeve kapitale nga opozita, partia në pushtet u ankua se “rritja” e qarkullimit të bizneseve, shtimi i bizneseve të reja dhe rritja e investimeve kapitale janë tri lajmet që “nuk jepen”.

Ministri Murati gjatë ditës së sotme u përgënjeshtrua ashpër nga opozita pikërisht për një nga “arritjet” e pretenduara në postimin e VV’së – investimet kapitale.

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, rikujtoi se “investimet kapitale të nivelit qendror në vitin 2023 janë të njëjta me vitin 2017 - 349 milionë euro”.

“Minister propaganda, prapë me shifra të pasakta. Edhe një herë sipas ministrisë që ti drejton - ministrisë së financave, investimet kapitale të nivelit qendror në vitin 2023 janë të njëjta me vitin 2017 - 349 milionë euro, vetëm se në vitin 2017 buxheti i Kosovës ka qëne 1.8 miliardë euro e në vitin 2023 buxheti ishte 2.923 miliardë euro dhe inflacioni në 3 vite të qeverisë tuaj është 23%”, ka shkruar Hykmete Bajrami.

Edhe për ekonomistin e Partisë Demokratike të Kosovës, Arben Mustafën, pretendimi i Muratit “është manipulin i paskrupulltë” ndërsa në pikturën e gjerë, sipas tij, “tregon për nevojën dëshpëruese të kësaj qeverie për të gjetur ndonjë rezultat që mund t’ia shesin publikut si pozitiv”.

Rast tjetër i përdredhjes së të dhënave është ai i Ministrit Murati, për “rritjen ekonomike”, duke pretenduar se rritja prej 3.96 për qind ishte “në linjë edhe me pritjet tona [qeverisë Kurti]”, një deklaratë që rezulton të jetë një gënjeshtër e madhe.

Nga pohimet e zotit Murati, opinioni publik mund të “hipnotizohej” lehtësisht nëse nuk do të ishte deklarata e tij në nëntor 2022, ku ndër të tjera deklaronte më poshtë: “Parashohim që trendi i rritjes të vazhdoj edhe vitin e ardhshëm ku kemi projektuar një rritje reale 5.5%.”

Rasti i dytë konkret i pretendimeve vite dritë larg shifrave zyrtare janë deklaratat e Kurtit për “zvogëlim të deficitit tregtar”.

Kurti në vazhdimësi ka pretenduar përmirësim të raportit eksport-import në kohën kur të dhënat për Tregtinë e Jashtme të Mallrave në Kosovë gjatë vitit 2023, të publikuara nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), tregojnë për një rrjedhë shumë negative të eksporteve dhe thellim të deficitit.

Përgjatë muajve të vitit 2023, raportet e tregtisë se jashtme të Kosovës, të publikuara nga ASK-ja, treguan për një rritje të theksuar të deficitit tregtar në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Lajme të ngjashme