Lojërat Mesdhetare 2030, Pacolli: Po dëgjoj se po përzihet politika, ato mund të anulohen
Presidenti i AKR-së, Behgjet Pacolli, ka bërë me dije se politika po përpiqet të përzihet në organizimin e lojërave olimpike mesdhetare, të cilat do të organizohen në Prishtinë në vitin 2030.
Aji ka treguar se kështu po flitet në nivele ndërkombëtare.
Në profilin e tij në “Facebook”, deputeti Pacolli ka kërkuar nga Komitetit Olimpik që të ketë kujdes që këshilli organizativ të qëndrojë larg politikës.
Në të kundërtën, ai ka paralajmëruar se këto lojëra edhe mund të anulohen.
“Lojrat mesdhetare 2030. Në nivel ndërkombëtar po dëgjoj se në Lojërat Mesdhetare që janë planifikuar të mbahen në Kosovë në vitin 2030, politika po përpiqet të luajë rolin kryesor. Komiteti Olimpik duhet të ketë kujdes që këshilli organizativ të qëndrojë larg politikës, në të kundërt rrezikon që këto lojëra të anulohen”, ka shkruar Pacolli.