“Lojërat e Vuçiqit me ushtrinë serbe”: Mojsiloviqi shkoi me urgjencë në Rashkë, tash i bashkohet edhe Vuçeviqi - NACIONALE

“Lojërat e Vuçiqit me ushtrinë serbe”: Mojsiloviqi shkoi me urgjencë në Rashkë, tash i bashkohet edhe Vuçeviqi

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Duket se lojërat e presidentit serb Aleksandër Vuçiq me ushtrinë serbe për të ndjellur frikë në Kosovë e në Serbi nuk kanë fund. Së fundi, edhe një lëvizje është bërë në Rashkë me arritjen e ministrit të Mbrojtjes, Millosh Vuçeviq. Qysh u shpalos kjo lojë përgjatë kësaj kohe?

Në një komunikatë për shtyp të Ministrisë serbe të Mbrojtjes thuhet se Vuçeviqi dhe shefi i ushtrisë Mosjiloviqi zhvilluan një takim me oficerët e lartë të Forcave të Armatosura të Serbisë.

Sipas deklaratës, në takim është diskutuar për gjendjen aktuale të sigurisë, përcjell Kossev.

Aty shtohet se ministri Vuçeviq ka vizituar edhe pjesë të njësive të ushtrisë serbe në terren. Duhet theksuar që ai u shpreh përmes një postimi në Instagram se do të rritej edhe numri i forcave speciale serbe.

Vuçeviqi vizitoi garnizonin në Rashkë pasi në mënyrë ‘dramatike’ dje shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Serbisë, Mojsilloviqi, u nis ‘urgjentisht’ për në Rashkë mbrëmë vonë.

Arritja e tij në Rashkë u bë pas takimit që kishte pasur me presidentin serb, Aleksandër Vuçiq, ku kishin diskutuar për situatën e sigurisë në Kosovë. Pa dhënë detaje shtesë, Mojsilloviqi, kishte njoftuar se Ushtria Serbe kishte marrë detyra, dhe që situata ishte komplekse dhe që kërkohej prania e ushtrisë përgjatë vijës kufitare.

Në të njëjtën kohë, siç raporton mediumi serb nga Kosova Kossev, në TV Pink – medium i afërt me Vuçiqin - mbrëmë u debatua se si një konflikt “i ri me shumë gjasë do të ndodhte”.

N1 ka raportuar sot ndërkohë se ushtria serbe se dy kilometra larg Jarinjes janë vendosur gjashtë tanke me rreze të gjatë. N1 është medium i afërt me regjimin e Vuçiqit.

Të gjitha këto, ministri ynë Xhelal Sveçla i ka quajtur “vazhdimësi të lojërave të Vuçiqit”.

Lajme të ngjashme