'Llogaridhënie për Banjskën, miratim të draftit të Asociacionit': Raporti i Progresit plot kritika për Kosovën e Serbinë - NACIONALE

'Llogaridhënie për Banjskën, miratim të draftit të Asociacionit': Raporti i Progresit plot kritika për Kosovën e Serbinë

1 vit më parë

nga NACIONALE

Llogaridhënia për Banjskën...miratimi i draft-Statutit të Asociacionin.

Mbi dy këto premisa sendërtohet Raporti i Progresit të Komisionit Evropian për Kosovën dhe Serbinë, në draft-dokumentet që i ka parë Agustin Palokaj dhe publikuar në median “Koha.net” dhe që priten të miratohen në fund të këtij muaji.

Normalizimi i marrëdhënieve bilaterale kosntatohet i bllokuar në dy boshtet e mësipërme: përkatësisht dështimi i Serbisë për llogaridhënie rreth sulmit paraushtarak dhe terrorist në Banjskë të Zveçanit dhe refuzimi i Kosovës për të proceduar me draft-Statutin e Asociacionit për rishikim kushtetues.

Zbatimi në tërësi i marrëveshjeve kërkohet “me urgjencë”: ndërsa vijohet të shkruhet për ato që burojnë nga ajo e Bruksel/Ohrit: që Serbia të kompletojë njohjen dokumneteve, simboleve dhe institucioneve – kryesisht ajo çka interpretohet të konstituojë ‘de facto’ njohje – dhe Kosovës që të ec me Statutin e Asocacionit që, KE-ja, e beson të jetë “plotësisht në përputhje me Kushtetutën e Kosovës” dhe “në përputhje me praktikat më të mira evropiane”.

Në përgjithësi Kosova dhe Serbia kanë marrë pjesë në dialog, por ato duhet të demonstrojnë përkushtim më serioz dhe konstruktiv për të avancuar procesin e normalizimit. Duke ecur përpara, Kosova dhe Serbia duhet po ashtu të bëjnë përpjekje domethënëse për të evituar veprimet që rrezikojnë stabilitetin dhe retorikën, e cila nuk është në përputhje me dialogun dhe pajtimin”, thuhet në draftin e Raportit të Progresit për këtë vit, siç e citoi Palokaj.

Procesi i normalizimit vazhdon të jetë i ndikuar nga hapat e pamjaftueshëm të Serbisë për të siguruar llogaridhënien për sulmet e dhunshme nga serbët e armatosur të Kosovës ndaj policisë së Kosovës më 24 shtatorë 2023 në Banjskë, që paraqet përshkallëzimin më të rëndë në vitet e fundit“, thuhet në raport.

Implicite në raport është flakja tutje ndaj kushteve të qeverisë kosovare për nënshkrimin bilateral të marrëveshjes në mënyrë që të bëhet ligjërisht dhe ndërkombëtarisht e detyrueshme. Sipas KE-së, marrëveshja, kështu siç është, është “ligjërisht obliguese dhe valide”.

Konstruktiviteti do të vlerësohet në bazë të përformancës individuale të palëve“.

Rezerva e qortime ka për kursin e ndjekur në veri të Kosovës nga qeveria kosovare për çka vlerësohet se kanë çuar në “tensione të larta”.

Tensionet në veri të Kosovës mbeten të larta. Kosova në mënyrë të përsëritur ka ndërmarrë aktivitete që janë në kundërshtim me obligimet e saja nga dialogu, përfshirë edhe përmes operacioneve policore ndaj zyrave të mbështetura nga Serbia në veri”.

Bojkoti i institucioneve nga ana e serbëve të Kosovës i faturohet shtetit serb për çka edhe konstatohet se kjo përbën “kthim të rëndë prapa” në zbatimin e marrëveshja të dialogut nga ana e Serbisë: të cilët i ka të mishëruara në Kapitullin 35 të bisedimeve për anëtarësim në Serbi – dhe që shërbejnë si euro-metrikë për Beogradin.

Nuk ka pasur progres të mëtejmë në implementimin e marrëveshjes, e cila vendos parimet për themelimin e Asociacionit/Bashkësisë së komunave me shumicë serbe. Përderisa BE-ja mirëpret prezantimin e draftit të parë të statutit të A/B së komunave me shumicë serbe në takimin e nivelit të lartë në dialog nga ana e Ekipit menaxhues, ai nuk ishte në përputhje me marrëveshjet relevante nga dialogu”, thuhet në raport.

Prandaj propozimi evropian për themelimin e Asociacionit/Bashkësisë së komunave me shumicë serbe në Kosovë i prezantuar para palëve më 21 tetor të vitit 2023 është propozimi i duhur. Ky propozim është i bazuar në standardet dhe praktikat më të mira evropiane dhe është plotësisht në përputhje me kornizën kushtetuese të Kosovës. Nga Kosova dhe Serbia kërkohet që tash në mënyrë konstruktive të angazhohen në themelimin e saj”, thuhet në draftin e Raportit të Progresit.

Lajme të ngjashme