"Llapi po rikthehet si bastion i LDK-së": Abdixhiku pret “Dokun” që mposhti Agim Veliun në Llap
Lumir Abdixhiku e ka pritur në selinë e LDK-së në Prishtinë, tashmë kryetarin e ri të degës së kësaj partie në Llap, Ekrem Hysenin.
Hyseni e mposhti Agim Veliun në Llap, duke e ndarë përfundimisht nga LDK-ja e re që po udhëhiqet nga z. Abdixhiku.
Ai mori një mbështetje bindëse nga 90 delegatë të Kuvendit Zgjedhor.
“Duke njohur Ekrem Hysenin nga afër, ashtu siç e njeh i gjithë Llapi, duke njohur mirësinë e tij si njeri, profesionalizmin si politikan, e vullnetin për angazhim ekipor, jam plotësisht i bindur për rrugën përpara.” – ka shkruar në postim Abdixhiku.
Tutje, kreu i partisë më të vjetër parlamentare në vend ka shprehur bindjen se Llapi po rikthehet si bastion “burimor i Lidhjes”.
Kujtojmë se Agim Veliu e kishte udhëhequr LDK-në në Llap për rreth 20 vjet.