Lladrovci i reagon Kurtit për urën e Ibrit: Zgjedhjet shkojnë e vijnë, loja me durimin e ndërkombëtarëve kushton - NACIONALE

Lladrovci i reagon Kurtit për urën e Ibrit: Zgjedhjet shkojnë e vijnë, loja me durimin e ndërkombëtarëve kushton

1 vit më parë

nga NACIONALE

Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka thënë se loja me durimin e ndërkombëtarëve i kushton Kosovës, pas reagimeve në lidhje me qëndrimin e QUINT-it sa i përket hapjes së urës së Ibrit.

Lladrovci përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, ka thënë se zgjedhjet shkojnë e vinë, por kjo “trimëri” nuk i ka hije asnjë lideri që mendon për vendin.

“Kësaj situate më së miri i shkon fjala e urtë "tuj u mundue me ia ndreq vetullat, ia nxjerr sytë".” – ka shkruar tutj eai.

Në fund, Lladrovci u shpreh:

“Patriotizmi i vonuar dhe "gjyksat" në këtë kohë, bëjnë dëm. Mos provokoni situata që nuk mund i qeverisni. Pa aleatët, nuk do të arrinim deri këtu, kujdes!”.

Postimi i plotë:

Lajme të ngjashme