"Listë të rreme": Jabllanoviq tregon për skenarin e mundshëm të Listë Serbe për zgjedhjet në veri
Kryetari i Partisë Serbe të Kosovës, Aleksandar Jabllanoviq në një deklarim për Insajderin ka treguar skenarin që mund ta praktikojë Lista Serbe për zgjedhjet në katër komunat veriore.
Ai ka thënë se Lista Serbe mund të futën në zgjedhje me një “listë të rreme” e që prapa tyre mund të qëndrojnë kjo parti.
“Por, ajo çfarë do të jetë me të vërtetë interesante të shohim ditëve në vijim, do të jetë 18 marsi, nëse në procesin zgjedhor të vendosin një listë të rreme. Ky opsion është tejet i mundshëm. Një listë jo me emrin Lista Serbe, por një listë tjetër të serbëve, por që pas asaj liste të qëndrojnë Lista Serbe. Pra, këtë opsion nuk mund ta shmang. Sepse unë ende besoj se Lista Serbe nuk do të dorëzojë kontrollin që ka thjesht ashtu hajt.” – ka thënë ai.
Më tej, ai ka thënë se duke e njohur Listën Serbe e kupton që ata nuk mund të lëshojnë mundësinë për pushtet.
“Unë e njoh shumë mirë Listën Serbe. Për nga perspektiva ime ata njerëz kurrë nuk do të krijojnë ndonjë hapësire për të humbur pushtetin. Sepse po qe se pyesni njerëzit në Listën Serbe ata do të qëndronin në ato pozita për të kontrolluar gjithçka, në të dyja sistemet, në sistemin [paralel] serb edhe në sistemin kosovar.” – ka thënë ndër të tjera ai.
Kujtojmë se Lista Serbe të enjtën ka deklaruar se nuk do të marrë pjesë në zgjedhjet në veri.
