Lista Serbe nuk merr pjesë në zgjedhjet e veriut - NACIONALE

Lista Serbe nuk merr pjesë në zgjedhjet e veriut

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Lista Serbe nuk do të marrë pjesë në zgjedhjet lokale në komunat veriore.

“Kjo e bën më se të qartë se Prishtina dhe Komisioni i saj Qendror i Zgjedhjeve po përpiqen që në mënyrë të njëanshme të organizojnë zgjedhje në veri të Kosovës kundër vullnetit të qytetarëve, pa respektuar interesat legjitime të popullit serb”, thuhet në njoftimin e bërë nga kjo parti.

Zgjedhjet e jashtëzakonshme në komunat në veri të Kosovës po mbahen pasi kryetarët e komunave që ishin nga radhët e Listës Serbe dhanë dorëheqje në nëntor të vitit të kaluar, në kuadër të largimit kolektiv të punëtorëve të etnisë serbe nga institucionet e Kosovës.

Ky veprim u ndërmor në shenjë kundërshtimi ndaj vendimit të Qeverisë së Kosovës për të kryer procesin e riregjistrimit të targave serbe, në targa të Kosovës, vendim i cili më pas u pezullua me një marrëveshje me Serbinë në kuadër të dialogut të lehtësuar nga Bashkimi Evropian.

Lajme të ngjashme