Lista Serbe rikthen pushtetin në veri, sot mbahen seancat konstituive në katër komunat veriore
Lisat Serbe nga sot do të rikthej pushtetit në komunat veriore të Kosovës.
Kjo pasi sot është paraparë mbajtja e seancave konstituive në katër komunat në veri të Kosovës: Mitrovicë të Veriut, Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok.
Në këto seanca kryetarët e rinj nga Lista Serbe do të betohen para kuvendeve komunave dhe do të fillojnë qeverisjen.
Këto komuna me shumicë serbe janë udhëhequr nga kryetarë shqiptarë që nga maji i viti 2023.
Kjo kishte ndodhur pasi Lista Serbe kishin dhënë dorëheqjen në nëntor të vitit 2022 si pjesë e largimit kolektiv të serbëve nga institucionet.
Largimi i serbëve të veriut nga institucionet lokale ishte si pasoj e disa vendimeve të Qeverisë së Kosovës, të cilat ishin kundërshtuar dhe nga bashkësia ndërkombëtare.