Lista Serbe reagon për arrestimin e “Rusit”: E padurueshme dhuna institucionale e Kurtit - NACIONALE

Lista Serbe reagon për arrestimin e “Rusit”: E padurueshme dhuna institucionale e Kurtit

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Për arrestimin e serbit të dyshuar për sulme ndaj pjesëtarve të KFOR-it ka reaguar edhe Lista Serbe duke e quajtur “arrestim të pabazë dhe arbitrar”.

Lista Serbe ka kërkuar nga KFOR’i dhe EULEX’i që të “dislokojnë” trupat e tyre në veri për të “parandaluar Kurtin në shkaktim të kaosit dhe çuarjes së tërë Ballkanit në konflikt”.

Është detyrim dhe obligim i tyre që të mbrojnë qytetarët pavarësisht nacionaliteteve të tyre sepse dhuna institucionale nga Kurti është e padurueshme”.

Sot policia e Kosovës ka arrestuar në Mitrovicë të Veriut një shtetas kosovar N.O (të nacionalitetit serb) nën dyshime për sulme ndaj pjesëtarëve të KFOR’it.

Pamje nga kamera të sigurisë së një autolarje ku po punonte i dyshuari në momentin e arrestimin janë shpërndarë gjerësisht në platformën ruse të komunikimit “Telegram”

Lajme të ngjashme