Lista Serbe pas vendimit të Kurtit: S'do të lejojmë militarizimin e mëtejmë të Veriut, të reagojë BE-ja
Vendimi i Qeverisë së Kosovës për shpronësimin e disa tokave në Leposaviq, ka nxitur reagim të ashpër nga Qeveria e Serbisë dhe Lista Serbe.
Sipas Listës Serbe që ishte e pranishme edhe në Qeverinë Kurti I, ky vendim i Prishtinës “në mënyrë direkte interferonte në jetën e qytetarëve të komunave serbe dhe po provon të përdor dhunë legale për të provokuar reagim nga populli serb,”
“Pavarësisht qëllimeve të shprehura qartë nga serbët për të ruajtur paqen dhe për të kontribuar në uljen e tensioneve, Albin Kurti po shkakton probleme të reja përditë dhe po përkeqëson situatën tasmë të brishtë,”- thanë nga kjo parti politike.
“Populli serb nuk do të lejojë zbatimin e veprimeve që kanë qëllim të vazhdojnë militarizimin e veriut, okupimin e komunave tona dhe rritjen e pranisë së njësive speciale në veri të Kosovës,”
Ata i kërkuan përfaqësuesve ndërkombëtarë që ta ndalonin Kurtin.
Në anën tjetër, drejtori i të ashtuquajturës “Zyrë për Kosovën dhe Metohinë”, Petar Petkoviq, tha që pala serbe po pret reagimin e BE-së për vendimin e djeshëm të Qeverisë Kurti pasi është informuar për këtë gjë.
