Lista Serbe mban tubim sot në Mitrovicë në ora 12:00 - NACIONALE

Lista Serbe mban tubim sot në Mitrovicë në ora 12:00

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Lista Serbe ka njoftuar se sot do të organizojë tubim në veri të vendit më fillim nga ora 12:00.

Ky tubim vjen pas deklaratave të djeshme ku thanë se janë larguar nga të gjitha institucionet e Kosovës.

Vëllezër e motra, le të mblidhemi të gjithë nesër në kuvendin e përgjithshëm kombëtar në Mitrovicë në ora 12:00, para përmendores së perandorit Llazar nga do t’i themi Europës dhe botës njëzëri dhe unanimisht se vendi ynë i vetëm është Serbia dhe presidenti Aleksandar Vuçiq! Të tregojmë se sa shumë e duam Serbinë. Flamujt në dritare!!!”, thuhet në njoftim.

Ndërkohë, kryetari i Listës Serbe, ka thënë se për t’u kthyer në institucionet e Kosovës, kryeministri, Albin Kurti duhet që të tërheq vendimin për targat dhe të formojë Asociacionin

Kjo konkretisht do të thotë – derisa ai (Albin Kurti) të tërheqë vendimet e njëanshme dhe të kundërligjshme për riregjistrim, derisa të formojë Asociacionin e Komunave Serbe në përputhje me marrëveshjen e parë dhe të gjitha marrëveshjet e tjera të lidhura në këtë çështje në dialog”, ka deklaruar Rakiq.

Lajme të ngjashme