Lirohet 25 vjeçari nga Kosova që u arrestua në Serbi
Gazeta Nacionale raportoi më herët se një qytetar 25 vjeçar nga Koosva, i quajtur Tefik Sejdiu është arrestuar në Serbi, gjersa ishte duke pritur në kufirin Serbi – Hungari.
Mirëpo, siç mëson Klan Kosova, i njejti është liruar, pasi që familjarët e Sejdiut kanë thënë se ai ishte ngatërruar me një person tjetër.
Gazeta Nacionale po provon të marr informacione shtesë lidhur me këtë rast dhe do t’iu mbaj të informuar.

