Lirimi i tre policëve “falë diplomacisë amerikane”, thotë Haradinaj - NACIONALE

Lirimi i tre policëve “falë diplomacisë amerikane”, thotë Haradinaj

3 vjet më parë

nga NACIONALE

“Policia e Kosovës nuk duhet të paguajë çmim për veprimet e papërgjegjshme e kalkuluese politike të regjimit në Serbi, apo të veprimeve të papërgjegjshme të qeverisë në Prishtinë”.

Kështu shkroi në reagimin e tij pas lirimit të tre policëve të rrëmbyer para mëse dy jave, Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.

“As Presidenti i Serbisë e as Kryeministri i Kosovës, nuk mund t’i ikin përgjegjësisë së tyre, e cila çoi në rrëmbimin e policëve dhe mbajtjen e tyre në paraburgim e pa asnjë faj për më shumë se dhjetë ditë”, tha Haradinaj.

Për lirimin e tyre, Haradinaj tha se meritat janë të diplomacisë amerikane pa punën e të cilëve, sipas tij, policët nuk do të ishin liruar.

Postimi i plotë:

Lirimi i tre policëve të Kosovës është lajm i mirë, para së gjithash për familjet e tyre por edhe për Kosovën, por kjo nuk nënkupton që kjo ngjarje mund të konsiderohet e mbyllur vetëm me lirimin e tyre. As Presidenti i Serbisë e as Kryeministri i Kosovës, nuk mund t’i ikin përgjegjësisë së tyre, e cila çoi në rrëmbimin e policëve dhe mbajtjen e tyre në paraburgim e pa asnjë faj për më shumë se dhjetë ditë.

Policia e Kosovës nuk duhet të paguajë çmim për veprimet e papërgjegjshme e kalkuluese politike të regjimit në Serbi, apo të veprimeve të papërgjegjshme të qeverisë në Prishtinë, e cila çoi në rrëmbimin e policëve të Kosovës dhe mbajtjen e tyre në paraburgim e pa asnjë faj, për më shumë se dhjetë ditë.

Lirimi i tyre është bërë i mundur vetëm falë ndërhyrjes së diplomacisë amerikane, prandaj gjithë falënderimi dhe mirënjohja jonë shkon për ta.

Lajme të ngjashme